Google ADS

Kurti kritikon opozitën dhe Kushtetuesen: Urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive

10:45 | 13 Nëntor 2024
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar dërgimin e ligjeve të miratuara nga Qeveria në Gjykatën Kushtetuese nga opozita si një “bllokim të reformave pozitive”, duke theksuar se ky proces po pengon zhvillimin e shtetit dhe ekonomisë.

Kurti ka përmendur Ligjin për Fondin Sovran, i cili është në pritje për një vit në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, dhe ka kritikuar vonesat si të dëmshme për vendin.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ai u shpreh se çdo ditë që kalon pa miratimin e ligjit është një mundësi e humbur për shtetin.

“Kanë kaluar një vit e gjysmë që e kemi miratuar ne qeveri projektligjin që hapë rrugë themelimit të fondit, në dhjetor 2023 ne Kuvendin e Republikës kem i miratuar ligjin për fondin sovran të Republikës së Kosovës muajin tjetër bëhen një vit prej kur ligji është në sirtarët e gjykatës Kushtetues. Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në ekonomin botërore teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lart demokratik. Fondi sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve. Urojmë që paralajmërimet opozitare që Kushtetuesja do ta hedhë poshtë Ligjin tonë për fondin sovran, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta. Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për byronë, me ligjin për KPK-në, me ligjin për çmimet tavan për produktet bazë ndër të tjera”, tha Kurti.

Në një tjetër temë, Kurti ka folur edhe për njëvjetorin e Institutit për Krime Lufte, duke falënderuar ata që kanë dhënë dëshmi për të dokumentuar krimet e luftës dhe për të ndihmuar drejtësinë. Ai ka theksuar rëndësinë e këtij procesi, duke e cilësuar si jetësor për ta bërë drejtësinë të mundshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme