Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot dy të miturat që u therrën nga një burrë të hënën në Ferizaj dhe që ndodhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai ka bërë me dije se ato janë motra dhe janë nga Podujeva.
Ai ka theksuar se do të nxjerrë një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve të familjes së të miturave.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intenzive në QKUK e kam vizituar M.B. 12 vjeçare nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B 15 vjeçare para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë. Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva. Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë”, shkroi Bulliqi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...