Flasin nga QKUK për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj

10:12 | 13 Nëntor 2024
E.G

Dy prej personave të cilët janë therur të hënën në Ferizaj janë duke u trajtuar në Klinikën Intensive.

Gjendja e tyre është stabile.

Kështu bëri të ditur për Arbresh.info Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

“Dy prej tyre janë në Klinikën Instensive. Gjendja e tyre është relativisht stabile po vazhdojnë me marrë trajtimin e duhur mjekësor. Janë në monitorim aktiv tërë kohën.”, tha ai.

Ndryshe, rastet e therjes kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Fadil Islami./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Therja e katër personave në Ferizaj, Aliu: Tronditëse, lutemi për shërimin e tyre

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme