Elon Musk pritet të drejtojë “Departamentin e Efikasitetit” në administratën e Donald Trump që ndryshe njihet si Doge – e krijuar për të ulur shpenzimet qeveritare.
Miliarderi amerikan Musk e quan Doge “shansin e fundit të Amerikës” dhe pretendon se SHBA-të do të falimentonte pa të.
“Kërcënim për demokracinë? Jo, kërcënim për burokracinë”, ka shtuar themeluesi i Tesla dhe SpaceX.
Në një postim, të cilin e rishpërndau, Musk pretendonte se 750 mijë dollarë taksa janë përdorur për alarmin e zjarrit të sallës së operës në New York”.
E Senatori Rand Paul pretendon se Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i shpenzoi 477,121 dollarë për të studiuar HIV-in të majmunët transgjinorë.
Musk thotë se veprimet e Doge do të postohen në internet për hir të transparencës, dhe do të ketë një bord drejtues për “shpenzimet më të çmendura të dollarëve të mbledhura nga taksapaguesit”.
Ai pretendon se 99 agjenci federale janë “më se të mjaftueshme” dhe se aktualisht ekzistojnë mbi 400 agjenci dhe nën-agjenci.
Krejt në fund Musk ka premtuar se ky veprim do ta bëjë “qeverinë amerikane sërish argëtuese”. /Telegrafi/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...