Google ADS

Federata e Futbollit e Spanjës detyrohet të ndryshojë datat e Superkupës

08:27 | 13 Nëntor 2024
D.H

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) ka njoftuar se kanë ndryshuar orarin e ndeshjeve gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, e cila do të mbahet në janar.

Real Madridi do të luaj me Mallorcan më datë 9 janar, një ditë pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao.

Kështu, ndeshja mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos do të luhet të mërkurën e 8 janarit në ora 20:00, teksa ndeshja mes Real Madridit dhe Mallorcas do të luhet një ditë më vonë në të njëjtin orar.

Juria e kësaj gare e ka marrë këtë vendim me qëllimin që t’i lejojnë Real Madridit pushimin e nevojshëm duke llogaritur hipotezën se ndeshja e suspenduar mes ‘Los Blancos’ dhe Valencias mund të luhet më 2 janar.

Kujtojmë se tri ditë më vonë më 5 janar do të luhet edhe raundi i 32-të i Copa Del Rey, atëherë nuk do të kishte mjaftueshëm kohë për rikuperim.

Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Mallorcas ishte paraparë të luhet më 8 janar teksa ajo mes Barceloëns dhe Bilbaos një ditë më vonë.

Të ngjashme