Donald Trump vazhdon përzgjedhjen e njerëzve në postet kyçe të administratës së tij.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit.
Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqe përmes fuqisë”, deklaroi 78-vjeçari.
Para se të emërohej nga Trump, Ratcliffe ka shërbyer si anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Teksasi.
Si përfaqësues në komitetet e Drejtësisë dhe të Inteligjencës, Ratcliffe ishte një mbrojtës i fuqishëm i Trumpit.
Disa vëzhgues politikë e shihnin Ratcliffe si një kandidat të mundshëm për të shërbyer si Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm.
Ratcliffe do ta pasojë në këtë pozitë shefin e deritanishëm, William Burns./abcnews/
Nesër nisin ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin p...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...