Google ADS

“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ushtrisë sonë

19:57 | 12 Nëntor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se ky ushtrim është demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të ushtrisë sonë, përcjell Arbresh.info.

Po ashtu, e para e vendit ka shprehur krenari për vajzat dhe djemtë e ushtrisë sonë.

“Stërvitja “Ujku i Çeliktë”, nga Regjimentit i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së , është demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të ushtrisë sonë. Krenarë me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha!”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme