Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se beson shumë partia e tij do t’i merr 35-36 % në këto zgjedhje.
Kështu deklaroi ai, ku shtoi se qytetarët duhet ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç tha, mashtrimeve që i ka bërë.
“Do të jemi partia e parë. LVV nëse e merr rezultatin zgjedhor të vitit 2019 është sukses për ta. LVV do të del partia e tretë. LDK-ja mund ta kalojë Vetëvendosjen në përqindje”, deklaroi Haxhiu.
Ai shtoi se parasheh që LDK-ja do të arrijë t’i merr 28-30 % të votave, ndërsa LVV jo më shumë se 24-26 %.
“Këtë rezultat të Vetëvendosjes e bazoj në dështimin e plotë të LVV-së në të gjitha sferat, edhe kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet i ka përmbysur vetë, asnjërës s’i është përmbajtur, as luftës kundër korrupsionit, as luftës kundër nepotizmit, as zhvillimit ekonomik, as bashkimin me Shqipërinë, as kushteve për dialog me Serbinë”, theksoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në emisionin në Klan Kosova.
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion