Google ADS

Konjufca pranoi raportin njëvjeçar të punës së Institutit të Krimeve të Luftës nga shteti serb në Kosovë

19:07 | 12 Nëntor 2024
K.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar sot raportin njëvjeçar të punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Dorëzimi i raportit u bë nga Drejtori Ekzekutiv i institutit, Atdhe Hetemi.

Gjatë këtij takimi, Konjufca theksoi rëndësinë që ka puna e këtij instituti për të dokumentuar të vërtetën e krimeve të luftës së shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke qenë se kjo i shërben faktimit të historisë, përgjigjes ndaj mohimit dhe fshehjes që Serbia i bën krimeve të saj, si dhe hapjes së rrugës për vendosjen e drejtësisë.

Drejtori ekzekutiv, Atdhe Hetemi e njoftoi kryekuvendarin Konjufca me punën e deritanishme të institutit, me sfidat dhe të arriturat që priten në vazhdim.

Konjufca e përgëzoi drejtorin Hetemi për punën e madhe të bërë deri tani nga ky institut në grumbullimin e materialeve dhe tha se kjo shënon një hap domethënës e të domosdoshëm të faktimit të sistemuar.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e çështjes, Konjufca ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme ndaj institutit, në mënyrë që të ketë rezultate sa më të mëdha në plotësimin e këtij synimi aq të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe popullin tonë.//Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme