Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi, PDK- LDK dhe AAK-ja kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj saj për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore.
Në reagimin e saj, Nagavci ka thënë se është e pritshme nga këto subjekte.
“PDK-LDK-AAK, të bashkuar si gjithnjë, sot paskan dorëzuar kallëzim penal ndaj meje për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore. Shumë e pritshme nga këto subjekte, kur e dimë mirëfilli se cilat grupe interesi kemi prekur. Reagimet nisën që atë ditë kur shkëputëm praktikën 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi. Krijuam një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë, ku çdo formë dhe mundësi abuzimi u eliminua”, shkroi Nagavci, transmeton Arbresh.info
Sipas saj ky kallëzim penal do të hidhet poshtë, ashti si i i kaluari që u hodh poshtë javën e kaluar.
Tutje ajo shkruan se nga librat duhet të përfitojnë së pari dhe kryesisht nxënësit, jo grupet e interesit.
“U përpoqën në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën. Së fundi, kanë krijuar Komision Hetimor, të cilin e kemi përkrahur edhe ne si grup parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe unë si ministre e Arsimit, sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Megjithatë, pa përfunduar punën aty dhe pa miratuar Raportin e Komisionit Hetimor, i janë drejtuar Prokurorisë Speciale me kallëzim penal. Ky kallëzim penal do të hidhet poshtë, ashtu si edhe i kaluari që u hodh poshtë javën e kaluar.
Nga librat duhet të përfitojnë së pari dhe kryesisht nxënësit, jo grupet e interesit. Një gjë është e sigurt, pavarësisht të gjitha tentativave për t’i sprapsur vendimet tona të drejta, NE NUK DO TË NDALEMI”, shkroi Nagavci në Facebook./Arbresh.info/
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”