Hajdaraj dhe Bambrick diskutuan për fuqizimin zbatimit të ligjit

15:59 | 12 Nëntor 2024
E.G

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, së bashku me Drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, priti në takim Menaxheren teknike të Projektit të MSI-së, Clare Bambrick, me bashkëpunëtorë.

Sistemi Prokurorial njofton se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe intensifikimi e aktiviteteve për mbështetjen e planeve të KPK-së, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për fuqizimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj, ka theksuar se Këshilli Prokurorial do të vazhdojë partneritetin me MSI-në në kuadër të projekteve që rrjedhin nga programet përkatëse dhe mirëpresin mbështetjen e përpjekjeve tona për të siguruar sundimin e ligjit në vendin tonë.

“Nevojat tona janë të fokusuara në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, ngaqë sistemi prokurorial përbëhet nga prokurorë të rinj, andaj janë të mirëpritura trajnimet specifike, sidomos ato që ndërlidhen me temat e luftimit efikas të korrupsionit, shpëlarjes së parasë, krimeve kibernetike dhe krimit të organizuar”, theksoi Hajdaraj.

Kurse Bambrick, ka nënvizuar se MSI-ja do të angazhohet konkretisht për të mbështetur dhe mbikëqyrë projektet e përbashkëta që ndikojnë për të përballuar sfidat e hapura dhe për t’i adresuar ato në kuadër të sundimit efikas dhe efektiv të ligjit dhe për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e sistemit prokurorial.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme