Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Integrim Evropian, Fjolla Ujkani, e shoqëruar nga deputetja Time Kadrijaj, anëtare e këtij komisioni, pritën sot në takim senatorin belg Vincent Blonden, me të cilin u diskutua për raportet ndër parlamentare si dhe mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen.
Kuvendi i Kosovës njofton se gjatë takimit, i cili u zhvillua në frymën e një bashkëpunimi shumë miqësor, zëvendëskryetarja e komisionit Ujkani, e falënderoi Blonden për përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika po i jep Kosovës, dhe e njoftoi atë me punën dhe sfidat e Komisionit për Integrim Evropian.
Duke folur për angazhimet dhe objektivat shtetërore të Kosovës, ndërkaq, Ujkani, u shpreh: ”Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos anëtarësimit në KIE, BE e në NATO, andaj, përkushtimi ynë i përditshëm është që kjo të arrihet sa më parë”.
Për arritjen dhe përmbushjen në tërësi të këtyre aspiratave, Ujkani kërkoi që shteti belg, të jetë edhe më tej mbështetës i qëllimeve shtetërore të Kosovës.
Deputetja, Time Kadrijaj, ndërkaq, pasi falënderoi Blonden dhe shtetin që ai përfaqëson për mbështetjen e gjertanishme, po ashtu nënvizoi se, për arritjen e qëllimeve politike që ka vendi ynë, përfaqësuesit kosovar janë dhe do të mbeten përherë të unifikuar.
Senatori Blonden, ndërkaq tha se, Belgjika do të vijojë mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian, dhe vlerësoi po ashtu se, takimi i sotëm është në kuadër të një informimi më gjithëpërfshirës lidhur me aspiratat e shtetit të Kosovës./rtk
ZYRTARE: Claudio Ranieri trajneri më i ri i Romës
“Viktimat dhe i dyshuari kishin pasur mosmarrëveshje e...
EKSKLUZIVE/Me pranga në duar, largohet nga gjykata i dyshuar...
Bislimi: Kosova ka dëshmuar progresin e saj përmes indikator...
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vr...
Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut,...