Google ADS

Specialja ka shtyrë seancat e gjykimit ndaj Shalës, Bahtijarit dhe Januzit

14:02 | 12 Nëntor 2024
E.G

Pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen.

Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara por nuk kanë dhënë më shumë informacion për situatën.

“Më shumë informacion do të jepet sapo të jetë i disponueshëm”, thuhet në njoftimin nga Dhomat e Specializuara .

Ndryshe të akuzuarit akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale.

Konkretisht, në Aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga Shala, Januzi dhe Bahtijari u takuan secili më vete me një dëshmitar në dy raste për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme