Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet të emërojë senatorin e Floridas, Marco Rubio si sekretar shteti, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times.
Gazeta ka cituar tre njerëz, të cilët kanë thënë se vendimi nuk është final, mirëpo Trump duket i vendosur për Rubion, një besnik i Trumpit, të cilin ai nuk e ka marrë me vete në tiketën presidenciale.
Emri i Rubios është përmendur vazhdimisht në javën e fundit, si njëri prej personave në krye të diplomacisë amerikane në administratën e ardhshme.
Edhe emri i Richard Grenellit – i dërguar i Trumpit për Ballkanin në administratën e kaluar – është përmendur për këtë pozitë.
Nëse emërohet, Rubio do të bëhet arkitekti kryesor i vizionit të Trumpit, “Amerika e Para”, dhe do të çojë përpara synimet e Trumpit për dhënie fund të luftërave në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.
Senatori tjetër nga Florida, Rick Scott, e ka uruar Rubion përmes një mesazhi në platformat sociale, duke thënë se “ai do të ringjallë udhëheqësinë amerikane në botë, sidomos në Amerikën Latine, pasi ai i përfaqëson Shtetet e Bashkuara dhe dinjitet dhe guxim”.
Donald Trump qëndron mes flamujsh në skenë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Nominimi i Rubios, kongresist me prejardhje nga Kuba, do të përbente kthesë në marrëdhëniet me Trumpin.
Më 2016, kur ata kanë qenë duke garuar për të fituar nominimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale, Rubio e ka quajtur Trumpin “mashtrues” dhe “njeriun më vulgar që ka synuar të jetë ndonjëherë president”.
Trump e ka tallur atë si “Marco i vogël”, si dhe për djersitje dhe vendosje të grimit gjatë prezantimeve televizive.
Trump i ka fituar bindshëm zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa do ta marrë zyrtarisht pozitën në janar të vitit tjetër./rel.
Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut,...
Mevlani dhe Xheneta të pakënaqur me punën në lavanderi
Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve
21-vjeçari kosovar ekstradohet në Britani pasi akuzohet për ...
Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë
Vuçiq takohet me Orbanin në Budapest