Në qendrën ikonike Rockefeller ka arritur bredhi i Krishtlindjes në New York, duke sinjalizuar fillimin e sezonit të festave të fundvitit.
Bredhi 22.5 metra i marrë në një zonë malore në Norvegji, është sjellë nga Massachusetts dhe është vendosur në Manhattan.
Për dekorimin e bredhit do të përdoren tetë kilometra drita me mbi 50 mijë llampa LED me ngjyra të ndryshme. Në majën e bredhit si në formë kurore do të vendoset edhe ylli Swarovski me tre milionë kristale që do ta shndrisin.
Ceremonia e ndezjes së pemës së Krishtlindjes është parashikuar të mbahet më 4 dhjetor, ku mijëra qytetarë do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Pas largimit të bredhit me përfundimin e festave të fundvitit, do të dërgohet në një fabrikë për përpunimin e drurit./tch/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit