Prania e mykut në ushqime është padyshim shkak për shqetësim.
Myku mund të shkaktojë reagime alergjike dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Në disa raste ndodh që myku të transformohet në një substancë toksike që i sëmur njerëzit.
Prandaj është e arsyeshme që nëse keni edhe fijen më të hollë të dyshimit, të hidhini tutje ushqimet e mykura, përvec djathrave me myk si Gorgonzola dhe Djathi Blu.
Ku Qëndron Ndryshimi Mes Djathit Blu Dhe Gorgonzolës
Ngjashmëritë janë të sipërfaqësore ndërsa dallimet më të mëdha.
Shija
Shija e djathit Blu është e kripur dhe e mprehtë ndërsa aroma e fortë dhe shpuese.
Gorgonzola nga ana tjetër shkërmoqet lehtë dhe ka një shije përgjithësisht të kripur.
Paraqitja
Djathi Blu ka shirita me nuancat e blusë, jeshiles apo grisë që vijnë nga myku që shkaktohet nga injektimi i disa baktereve të gjalla që formojnë myk.
Gorgonzola gjurmët e mykut, në ngjyrë blu ose jeshile, i ka të përhapura në të gjithë shtresën e djathit por në mënyrë të crregullt.
Përmbajtja
Djathi Blu bëhet me qumështin e lopës e të dhisë dhe i shtohet myku i baktereve.
Gorgonzola përdor të njëjtin qumësht por të paskremuar.
Të dy djathrat ofrojnë sasi të përafërta apo të ngjashme të kalorive, kripës, yndyrnave, proteinës.
Historia
Djathi Blu është zbuluar rastësisht në fillim të Mesjetës.
Djathi Gorgonzola është prodhuar për herë të parë në qytetin me të një njëjtin emër në vitin 879 të Erës Sonë
Siguria Në Konsum E Djathrave Të Mykur
Djathi Blu dhe Gorgonzola përgatitet falë një lloj myku të njohur si Penicillium, që i jep atij shijen, aromën dhe pamjen.
Ndryshe nga lloje të tjera myku, Penicillium nuk prodhon toksina dhe është i sigurtë për konsum.
Mënyra se si i ruani djathrat është shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore.
Ato duhen ruajtur në frigorifer të mbështjellë mirë dhe mund të jenë të sigurtë për konsum deri në 3-4 javë.
Djathrat mund t’i ruani edhe në ngrirje por ky proces do të ndryshojë pak teksturën e djathit dhe paraqitjen e tij. /AgroWeb.org
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?