Google ADS

Zhegrova dribluesi më i mirë këtë sezon, lë pas Yamalin e Viniciusin

23:17 | 11 Nëntor 2024
D.H

Sensacioni i kombëtares së Kosovës dhe Lillet, Edon Zhegrova po tregon se është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Këtë e thonë edhe statistikat të cilat, yllin kosovar, e bëjnë lojtari, që ka dribluar më së shumti këtë sezon, shkruan Arbresh.info.

Sipas një matje të “The Pop Foot”, futbollisti i Lillet qëndron më së mirë në këtë aspekt duke lënë pas super yje botëror si Lamine Yamal, VInicius Junior, Leao, Florian Wirtz e Kylian Mbappe.

10-shi i Kosovës ka tentuar gjithsej 113 driblime teksa i ka 58 të kombletuar, duke lënë pas Yamalin me 56 ddhe Viniciusin me 55.

Saktësia e 25-vjeçarit është 51%.

Edoni do të rikthehet të luaj të premten me kombëtaren e Kosovës ndaj Rumanisë teksa tri ditë më vonë në tempullin “Fadil Vokrri” vazhdon “magjinë” me Lituanisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme