Kosova është mysafire e Rumanisë në një fushë mjaft të vështirë në Bukuresht.
Ndeeshja e fundit në kryeqytetin rumun ishte ndërprerë për rreth gjysmë ore, për arsye të shfaqjes së banderolave anti-Kosovë, koreve raciste drejt lojtarëve e shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.
Sot në një konferencë për media, futbollisti rumun, Razvan Marin ka shpresuar se skena të tilla të mos paraqiten të premten.
“Të premten me Kosovën shpresojmë të jenë 50 mijë tifozë. Na vjen mirë që janë me ne, shpresoj t’i kënaqim me një rezultat pozitiv në fund, shpresoj të mos ketë probleme dhe të luajmë në fushë”, tha fillimisht Marin.
Më tutje ai thotë se ata shpresojnë që as himni i Kosovës të mos vërshëllehet.
“Tashmë janë ndarë mesazhe të caktuara që të jemi të qetë dhe të mos ketë probleme. Me siguri që edhe tifozët tanë do të fishkëllojnë himnin e tyre, ne ende shpresojmë që nuk do ta bëjnë, por do të shohim”, përfundoi ai për mediat rumune.
Ndeshjen e parë në Prishtinë mes këtyre dy kombëtareve e kishte fituar Rumania me rezultat të thellë 0-3./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...