Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin politikë të LDK-së me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë.
Shpalosja e programit nisi në Prishtinë në sektorin e ekonomisë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë.
E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë.
E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë.
NE BESOJMË NË KOSOVË!
Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto!
Prandaj, me mua si Kryeministër, do të kemi:
– 5% rritje ekonomike
– 5 miliardë euro investime
– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit
– Koeficient 150
– Pako Fiskale 2.0
– 0% TVSH për produkte bazike
– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare
– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit
– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë
– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë
– Themelimi i Ministrisë së ICT-së
– 120 milionë euro TECH FUND
– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik
– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT
– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.
BËHU NDRYSHIMI!
Sepse Kosova ka nevojë për ndryshim!/Arbresh.info
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut