Trepça ’89 nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, grupin A.
Pas 12 xhiros, mitrovicasit kanë 19 pikë dhe ndodhen në vendin e katërt, shkruan Arbresh.info.
Me këto rezultate klubi dhe trajneri janë marrë vesh që të ndërprerjnë marrëveshjen e bashkëpunimit.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Mitrovica, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për ndërprerjën e kontratës me bashkpunim të dy anshëm me Kryetrenerin të deri tanishëm z. Xhengis Rexhepi. Klubi falenderon Trenerin për punën dhe karakterin e tij si pjesë e Minatorëve. Suksese në të ardhmen, Gjitha të mirat”, ka shkruar Trepça ’89, në Facebook./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin