Tuchel në telashe, Anglia konfirmon largimin e tetë lojtarëve nga grumbullimi

20:40 | 11 Nëntor 2024
D.H

Kombëtarja e Anglisë është në telashe me lëndimet në grumbullimin e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Selektorit të ri të Anglisë i ka dal punë qysh në grumbullimin e tij të parë me “Tre Luanët”, shkruan Arbresh.info.

Tetë futbollistët që fillimisht ishin të ftuar nga vetë selektori, është dashur të tërhiqen nga kampi shkak i lëndimeve të tyre.

“Anglia ka konfirmuar se 8 lojtarë do të tërhiqen nga kombëtarja: Trent Alexander-Arnold, Levi Colwill, Phil Foden, Jack Grealish, Cole Palmer, Aaron Ramsdale, Declan Rice dhe Bukayo Saka”, shkruhet në njoftim.

Morgan Rogers, Jarrod Bowen, Jarrad Branthwaite, Tino Livramento, James Trafford janë futbollistët e radhës që janë thirrur për dy ndeshjet.

Fillimisht, Anglia luan ndaj Greqisë me 14 nëntor, teksa tri ditë më vonë do të ketë punë me Irlandën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme