Google ADS

Hoxha priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, dakordohen për thellimin e partneritetin në fushën e sigurisë

19:51 | 11 Nëntor 2024
E.H

Drejtori i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani.

Të dy udhëheqësit diskutuan për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, përcjell Arbresh.info

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel HOXHA theksoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për të punuar ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë dhe përmendi rëndësinë e një bashkëpunimi të fortë në arritjen e objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Takimi u përmbyll me konfirmimin e të dy palëve për të thelluar edhe më tej partneritetin në fushën e sigurisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme