Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas ngjarjes që ka ndodhur sot ku katër kalimtar rasti janë therur me thikë nga një person.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu theksoi se kryesi i këtij është arrestuar brenda pak minutave ndërsa ka kërkuar që drejtësia ta thotë fjalën e saj, përcjell Arbresh.info.
“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj”, ka shkruar Aliu.
“Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, tha Aliu./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...