Google ADS

Sulm në Ferizaj, një burrë ther me thikë katër persona

17:42 | 11 Nëntor 2024
E.H

Një burrë në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj në rrethana ende të pasqaruara ka therur me thikë katër persona kalimtarë të rastit, dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme