Një shtëpi në rrugën “Janina” në Prizren është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 16:10.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se zjarri ka shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe sipas pronarit të shtëpisë, vlera e dëmit është rreth 300 mijë euro.
“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informat se në Rrugën Janina në Prizren është duke u djegur një shtëpi. zjarrfiksit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njesitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas infromatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme,sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë kqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj