Në prag të grumbullimit të ekipit kombëtar që nis sot, për dy ndeshjet e vlefshme për Nations League ndaj Çekisë me 16 nëntor dhe Ukrainës tri ditë më vonë, mesfushori Feta Fetai doli këtë të hënë në një konferencë për media nga stadiumi ‘Air Albania’.
Ai u ftua për herë të dytë në ekipin kombëtar nga trajneri Sylvinho dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin ndërsa nënvizoi se ekipi e ka pritur shumë mirë së bashku me stafin Teknik, përcjell Arbresh.info
“A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje”
“Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje”.
“Nga ana e trajnerit, stafit teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të dhënë më të mirën. Sa i përket të ardhmes nese do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj të jem një prej tyre”.
“Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin Teknik”.
“Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren”.
“Modriçin e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani”
“Do të doja të dyja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston”, përfundoi Fetai./Arbresh.info/
Haxhiu priti në një takim krerët e sistemit të drejtësisë dh...
Marco Rubio emërohet Sekretar i Shtetit, Hasani: Të forcojmë...
Edhe në 697 banka tjera gjermane, Kosova do të figurojë si s...
Njoftim nga mbledhja e 61-të e KQZ-së: Hapja e kutive postar...
Edhe dy muaj të tjerë paraburgim për Krasniqin dhe Selimin
Kevin-Anës: A do të jesh me mua pas Big-ut?