Ndërmarrja Publike “Trepça” njofton se ka larguar nga puna përkohësisht një punëtor, i cili ka keqpërdorur pushimin mjekësor për tri vite rresht.
Siç thuhet në njoftimin për media, V.M vetëm në vitin 2024, ka munguar për 194 ditë pushim mjekësor, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Me datën 11.11.2024 z.V.M. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:6950 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.
Për shkak se ka kryer shkelje të rënda 🚫 të detyrave të punës nga neni 10 par.1, nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, që nga data 06.2.2024 ka filluar pushimet mjekësore dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-212 I PUNËS neni 59 paragrafi 4 cek se:
– I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.
Po ashtu neni 66 paragrafi 4 i Rregullores për marrëdhënie punës për punëtoret e Trepça Sh.A cek se:
– I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.
Në këtë rast, z.V.M. ka keqpërdorur pushimin mjekësor kur vetëm në vitin 2024 i njëjti ka munguar 194 ditë pushim mjekësor, kështu i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores 📄 nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?