Federata e Basketbollit të Kosovës ditë më parë ka emëruar trajnerin e ri që do ta udhëheq kombëtaren, pas dorëheqjes nga selektori i kaluar, Rami Hadar.
FBK në krye të kombëtares e ka emëruar Jean-Denys Choulet, shkruan Arbresh.info.
Teksa gjatë ditës së sotme ai u prezantua në një konferencë për media të thirrur nga FBK.
Selektori i ri ka thënë se do mundohet të jap më të mirën së bashku me grupin që ka ai.
“Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe të jem përzgjedhës i Kosovës. Kam shikuar disa ndeshje në fundjavë dhe përshtypja e parë është pozitive. Kemi një grup interesant dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë”, theksoi Jean-Denys Choulet në konferencën për media.
Kujtojmë se Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën ndërsa tri më vonë do të luajnë ndaj Irlandës.
Takimet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, ku Kosova ka një fitore dhe një humbje.
Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin./Arbresh.info
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...