Google ADS

Ballkani mposhti Malishevën në derbin e javës

15:45 | 11 Nëntor 2024
D.H

Ballkani ka arritur të shënoj fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Malishevës, në derbin e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

I vetmi goli në këtë sfidë u shënua në minutën e 38-të në ndeshje, kur realizoi Sunday Adetunji, shkruan Arbersh.info.

Pas kësaj fitore suharekasit i bashkohet Dritës në krye të tabelës me nga 25 pikë, kurse Malisheva mbetet e treta me 22 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Ballkani do të takohet me Prishtinën për të zhvilluar një tjetër derbi kurse Malisheva e pret në shtëpi Dukagjinin e Ismet Munishi i cili është në top formë javët e fundit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme