Dogana e Kosovës ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se mbrëmjen e së dielës në orën 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare.
Tutje në njoftim thuhet se derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj “Jo”.
“Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura, me një vlerë totale prej 13,699.70 euro. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në rastin e dytë mbrëmjen e së dielës në orën 22:45, një automjet targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut u ndalua për kontroll.
Siç bëhet e ditur në njoftim pas deklarimit të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficerët kryen një kontroll të dytë dhe zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 euro të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.
“Të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës. Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë ose jo etike përmes numrit falas 0800 50095, duke mbrojtur kështu ekonominë dhe sigurinë e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Doganës së Kosovës. /Telegrafi/
Kosova do të figurojë si shtet i pavarur në platformat edhe ...
Vullneti për Xuxin: Ka ardhur me strategji por shkak të paaf...
Deri në fund të vitit fillon shërbimi që mundëson dedektimin...
Gjendja e 24-vjeçarit të therur në Gjilan e rëndë, transfero...
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për shitblerje të narko...
‘Kopje e Xhenetës’, banorët diskutojnë të nervozuar për Vull...