Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, është shprehur optimist se kuqezinjtë do të bëjnë paraqitje pozitive në dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve në stadiumin ‘Arena Kombëtare’, kundër Çekisë, më 16 nëntor, duke nisur nga ora 20:45 dhe ndaj Ukrainës, më 19 nëntor, po ashtu nga 20:45).
Për ‘gardianin’ kuqezi faktori fushë do të luajë një rol të rëndësishëm në dy sfidat e fundit të skuadrës shqiptare.
Sipas Strakoshës ‘Air albania’ do të jetë një motiv më shumë për lojtarët që të japin gjithçka në fushë derisa ai e pranon se mes dy rivaleve shikon Republikën Çeke si ndeshje më të vështirë.
“Duhet të jemi të përqendruar pasi në ndeshjen e fundit nuk ishim. Ekipi është me më shumë eksperiencë. Vijmë nga një Evropian i mirë”, ka thënë Strakosha.
“Kemi dy finale në shtëpi dhe kemi tifozët tanë. Duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top”.
“Për çdo futbollist është motivim kur e ke stadiumin plot. Na jep zemër për të luajtur mirë. Është diçka shumë e bukur për ne dhe çdo shqiptar”, ka pohuar Strakosha./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...