Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim një delegacion të Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u konfirmuan vlerat e përbashkëta që Kosova dhe Asambleja Parlamentare të Frankofonisë ndajnë, sikurse janë diversiteti kulturor dhe gjuhësor, të drejtat e njeriut e solidariteti, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin dhe nënvizoi fushën e filmit si fushë me potencial të bashkëpunimit, dhe mësimin e gjuhës frënge si instrument për të njohur dhe përafruar edhe më shumë popujt e dy vendeve, si dhe për të rritur mobilitetin studentëve dhe profesionistëve në shërbim të shkëmbimeve kulturore, rritjes së kompetencave dhe zhvillimit socio-ekonomik.
Ai shprehu vullnetin që institucionet publike arsimore të rrisin kapacitetet e mësimit të gjuhës frënge.
Anëtarët e delegacionit falënderuan kryeministrin për mikpritjen dhe takimin, dhe shprehën kënaqësinë që për herën e parë APF-ja zhvillon një vizitë të tillë disa ditësh në Kosovë.
Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishte edhe Kryesuesi i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha dhe Sekretarja e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, Bukurije Rukolli.
Nga viti 2022, Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF), dhe ka synim që të avancojë në të ardhmen drejt anëtarësimit të plotë./Arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...