Ministri i Financave, Hekuran Murati e quajti të pavërtetë rritjen e importit nga Serbia.
Ai tha se në kohën e qeverisjes së PDK-së bashkë me LDK-në vendi i parë nga i cili ka importuar Kosova ka qenë Serbia.
“Është e pavërtetë që importi po rritet. Në kohën sa ka qenë PDK-ja bashkë me LDK-në top 5 shtetet nga ku ka importuar Kosova janë. Vendi i parë ka qenë Serbia me 450 milion, i dyti Gjermania me 378 milion, i treti Turqia me 292 milion, Kina me 275 milion e Italia me 194 milion. Kjo është lista e top 5 vendeve kur ju keni qeverisur”, ka thënë Murati.
Ndërkohë ka nxjerrë listë e pesë vendeve që ka importuar Kosova gjatë vitit të kaluar.
“Top 1 ishte Turqia, e dyta Gjermania, në të tretin Kina, e katërta Greqia e pesta Shqipëria. As në Top 5 nuk e kemi Serbinë nga vendi i parë, as në top 5-she nuk është”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...