Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë realizuar dy aksione të ndara në Prevallë kundër degradimit të ambientit.
Sipas njoftimit, në të dyja rastet, në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, janë sekuestruar tre eskavator dhe një kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, shkruan Arbresh.info.
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara janë duke u ndërmarrë veprime procedurale në drejtim të lëshimit të urdhërit të përkohshëm ndalues dhe paraqitjes së kërkesës në gjykatë për lëshimin e urdhërit ndalues përfundimtar së bashku me masën e përkohshme përkatëse.”, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie degraduese.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Gjendja e 24-vjeçarit të therur në Gjilan e rëndë, transfero...
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për shitblerje të narko...
‘Kopje e Xhenetës’, banorët diskutojnë të nervozuar për Vull...
Ukraina zmbraps sulmet e reja ruse
Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shitblerje të narko...
Gati 44 përqind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta ...