Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se më 14 nëntor 2024, në orën 9:30 fillon gjykimi në çështjen e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.
Sipas njoftimit, të akuzuarit akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale.
“ Konkretisht, në Aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga z. Shala, z. Januzi dhe z. Bahtijari u takuan secili më vete me një dëshmitar në dy raste për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
DhSK njofton se më 14 nëntor, Kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarit, do t’I informojë ata mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do t’i pyesë nëse e kanë kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshirojnë të konfirmojnë vetëdeklarimin e tyre të mëhershëm si të pafajshëm.
”Më pas, ZPS-ja do të paraqesë deklaratën hyrëse që do të pasohet nga deklaratat hyrëse të Mbrojtjes së Januzit dhe Mbrojtjes së Shalës. “, tha ai.
Në njoftimin e DhSK-së thuhet se sikurse kanë kërkuar palët përkatëse, Trupi Gjykues ka planifikuar dy orë për deklaratën hyrëse të ZPS-së, një orë për deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Januzit dhe 30 minuta për deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Shalës.
“Mbrojtja e Bahtijarit do ta mbajë deklaratën hyrëse të kërkuar në një datë të mëvonshme, pasi ZPS-ja të ketë thirrur dëshmitarët dhe të ketë paraqitur provat e saj.Më 9 dhjetor 2024, ZPS-ja do të fillojë me paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek