Bitcoin ka shënuar rekord të ri duke kaluar kufirin e 80,000 dollarëve!
Kjo rritje e pabesueshme vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, me vlerën e monedhës digjitale më të madhe në botë që po ngjitet ndjeshëm pas zgjedhjes së Donald Trump.
Sipas CNN, në natën e zgjedhjeve, Bitcoin arriti një rritje të menjëhershme pasi u bë e qartë fitorja e tij, duke vazhduar me këtë tendencë të rritjes ditët në vijim.
Aktualisht, Bitcoin është rritur 80% këtë vit, duke lënë pas edhe treguesin S&P 500, që ka arritur një rritje prej 25.7%.
Pas prekjes së këtij pragu të jashtëzakonshëm, Bitcoin po tregtohet pak nën 80,000 dollarë.
Komuniteti i kriptovalutave e sheh fitoren e Trump-it si një sinjal pozitiv për Bitcoin dhe monedhat e tjera digjitale, transmeton klankosova.tv.
Pavarësisht qëndrimeve të tij të dikurshme skeptike, ku e konsideronte Bitcoin-in si të bazuar në “ajër” në muajt e fundit Trump e ka përqafuar plotësisht kripton, ndryshe nga administrata e mëparshme e Biden, që synonte të vendoste kufizime mbi këtë industri.
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare
Gjermania premton 6 miliardë euro në vit për financimin e kl...
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te Liver...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe shi
PLE e dënon sulmin në Ferizaj: Racizmi nuk ka vend në shoqër...
Komisioni i posaçëm interviston kandidatët për gjyqtarë të G...