Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për buxhetin për vitin 2025.
Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ky buxhet është i përkohshëm dhe duhet të rishikohet në tërësi pas zgjedhjeve për të pasqyruar nevojat reale të qytetarëve dhe shtetit, përcjell Arbresh.info
“Nesër, kam drojë që Qeveria në procedura të përshpejtuara ta sjellin buxhetin në dy lexime. Kjo, për një dokument si buxheti i kosoliduar i Kosovës nuk duhet të ndodhë, mirëpo gjithçka mund të pritet”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
“Përndryshe, sa i përket mashtrimit për rritjen e pagave, ju rikujtoj se neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e ka thënë saktë se vlera e koeficientit përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit, dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës me ligjin vjetor të buxhetit nuk mundet të ndryshoj strukturën e koeficientëve, që do të thotë se pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten”, tha Tahiri./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër projektbuxheti në Kuvend, mazhoranca thotë se i ka numrat
Përvetësim fondesh- Prokuroria kërkon 5 vite burg për Marine...
Arioni-Dianës: Askujt i besoj këtu përveç teje
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’, Diana e di se kërk...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Media australiane: Si po kthehet Shqipëria në destinacionin ...
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare