Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka reaguar pas vdekjes së zyrtartit të FSK-së derisa punonte në ndërtimtari.
Sipas saj, kjo ka ndodhur si pasoj e dy dështimeve të Qeverisë, përcjell Arbresh.info
“Ish-Ushtari i UÇK, sot zyrtar i FSK, vdiq në vend të punës si ndërtimtar. Dy dështime! Një realitet! Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë. Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë”, ka shkruar Kica – Xhelili në Facebook.
Mes tjerash, deputetja e LDK-së theksoi se Qeveria mund të shëtis jashtë Ksoovës, por siç thekson ajo, asgjë nuk mund të mbuloj turpin e dështimeve.
“Realiteti: KOSOVA, SOT Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË. Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR. KOHA I VJEN SECILIT”, shkroi Kica – Xhelili./Arbresh.info
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media