Manchester United ka arritur të shënoj fitore bindëse ndaj Leicesterit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Premier League.
Bruno Fernanes hapi llogarinë e golave për “Djajtë e Kuq” në minutën e 17-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse shtatë minuta para fundit të pjesës erdhi edhe goli i dytë për të udhëhequrit e Nistelrooy, falë një autogoli të mbrojtësit mysafir, Krstiansen.
Ndërsa për epilogun final 3-0 u përkujdes Alejandro Garnacho, i cili realizoi në minutën e 82-të, pas një asistimi nga Bruno.
Me këtë fitore, United ka 15 pikë pas 11 ndeshjeve dhe ndodhet në pozitë e 13-të, kurse Leicesteri mbetet i 15-ti me 10 sosh.
Ndeshjen e radhës “Djajtë e Kuq” e luajnë ndaj Ipswichit në udhëtim kurse skuadra e Cooperit do të ketë një sfidë tjetër të fortë ku do të përballet me Chelsean.
Por fillimisht do të jenë dy javë pushim shkak i ndeshjve të kombëtareve, që fillojnë nga e enjtja./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka