Drita ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Ferizaj me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Ishin vendasit ata që shënuan të parët në minutën e 60-të, me golin e shënuar nga Betim Haxhimusa, shkruan Arbresh.info.
Por pas golit të pranuar, gjilanasit u këndellen dhe arritën të fitojnë penallti tetë minuta më vonë.
Si gjithmonë nga pika e bardhë i saktë ishte Besnik Krasniqi i cili barazoi shifrat.
Kurse katër minuta pas golit të shënuar, “Intelektualët” shënuan përsëri sërish protagonist Krasniqi i cili asistoi për Egzon Bejtullai i cili kaloi në epërsi të udhëhequrit e Ramadanit.
Deri në fund gola nuk pati dhe Drita arkëtoi tre pikë të mëdha që e bëjnë lider të vetëm në Superligë.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara ata kanë 25 pikë, kurse Ferizaj mbetet në vendin e parafundit me 14 sosh./Arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...