Bajrami – Muratit: Kontrabanda e mallrave, veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet

15:43 | 10 Nëntor 2024
E.G

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit  i cili ka thënë se hyrja tatimore në katër vjetët e fundit është dyfishuar si rezultat i luftës kundër kontrabandës.

Lidhur me këtë, Bajrami shprehet se kontrabanda e mallrave, veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet,shkruan Arbresh.info.

“Pra, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, Inflacionin në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë. Sot manipuluesi me i madh i Qeverisë paska folë për luftën kundër kontrabandës”, ka shkruar tutje ajo.

“Kush po folë, Hekurani, ministri i cili për katër vjet s’ka qenë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të Administratës Tatimore të Kosovës, ATK. Ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashtëligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga Qeveria e PAN-it. Ai ndër të tjera paska thënë “Për shembull, nëse në vitin 2015 importi i padeklaruar në Doganë ka qenë 2.63 miliardë euro, gjasat janë që importi real ka qenë shumë i lartë. Nëse e llogarisim me trendin e njëjtë sikurse në vitet 2021-2023, me 61% të BPV-së, importi real del të ketë qenë rreth 3.46 miliardë”, shtoi Bajrami./Arbresh.info/

Të ngjashme