Google ADS

Plagoset një person në Fushë Kosovë

15:11 | 10 Nëntor 2024
E.G

Një person është plagosur nga arma e zjarrit sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë ajo.

Ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme