Manchester City e ka pësuar humbjen e katërt radhazi nën drejtimin e Pep Guardiolës, pasi Brighton e ka përmbysur rezultatin dhe ka fituar 2-1 të shtunën në stadiumin “Amex” në kuadër të Javës së njëmbëdhjetë në Premier League.
City e ka nisur ndeshjen me vrull, ku Savinho ka qenë i pari që ka krijuar një rast të rrezikshëm, duke detyruar portierin Bart Verbruggen të bënte pritje pas asistit nga Mateo Kovacic. Ka qenë minuta e njëzet e tretë kur Haaland ka realizuar golin e parë, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Pjesa e dytë ka filluar me Brighton që ka treguar tendenca të kthimit në lojë në kuptim të arritjes së barazimit. Vendasit pothuajse kanë barazuar me një gjuajtje me kokë nga Jack Hinshelwood pas një krosimi të Pervis Estupinan, por portieri Ederson ia ka dalë ta ndalojë.
Brighton ia ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e tetë, kur Joao Pedro ka shënuar nga afër pas një rrëmuje në zonë. Vetëm pesë minuta më vonë, City është shthurur plotësisht kur një kombinim i shpejtë i vendasve ka përfunduar me një asistim të Pedro për Matt O’Riley, i cili ka realizuar në debutimin e tij në Premier League, duke siguruar një fitore të madhe për Brighton.
Pas kësaj ndeshjeje, City ndodhet në vendin e dytë me njëzet e tri pikë, ndërsa Liverpool kryeson tabelën me njëzet e gjashtë pikë, me mundësi rritje sonte pas takimit me Aston Villa. Brighton gjendet në vendin e katërt me nëntëmbëdhjetë pikë./rtk/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...