Google ADS

Goditje e rëndë për Real Madridin – dyshohet se ylli i ekipit ka këputur sërish ligamentin e gjurit

16:29 | 9 Nëntor 2024
Q L

Real Madridi mori një fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj Osasunës në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

‘Los Blancos’ e dominuan këtë ndeshje që nga minuta e parë, duke u rikthyer kështu pas dy humbjeve radhazi ndaj Barcelonës dhe Milanit.

Në një takim ku shkëlqeu braziliani Vinicius Junior me tre gola të shënuar, kjo fitore pati një shije të hidhur për vendasit.

Kjo pasi dyshohet se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka këputur sërish ligamentin ACL pas një dueli me njërin nga lojtarët e Osasunës.

Njësoj si në rastin e Carvajal, Militao ra në tokë në dhimbje të forta dhe duke bërtitur, diçka që sinjalizon një lëndim të rëndë.

Tani mediumi spanjoll Relevo, ka bërë me dije se drejtuesit e klubit kanë frikë se ky është një tjetër lëndim i rëndë i ligamentit.

Në rast se konfirmohet ky lëndim, atëherë kjo do të ishte hera e dytë për Militaon që këput ligamentin, pasi paraprakisht këtë fat e kishte pasur edhe në gusht të vitit të kaluar./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme