Hamasi mund të detyrohet të mbyllë zyrat e tij në Katar, pasi SHBA-ja i tha shtetit të vogël të Gjirit se lejimi i vendosjes së bazës së grupit militant islamik atje nuk është më i pranueshëm.
Katari, një partner kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme, ka pritur zyrën politike të Hamasit për më shumë se një dekadë dhe ka lejuar shumë udhëheqës të lartë të organizatës të jetojnë atje, the Guardian
“Pas refuzimit të propozimeve të përsëritura për lirimin e pengjeve, udhëheqësit e Hamasit nuk duhet të jenë më të mirëpritur në kryeqytetet e asnjë partneri amerikan. Ne ia bëmë këtë të qartë Katarit pas refuzimit nga Hamasi të një tjetër propozimi për lirimin e pengjeve”, tha zyrtari i lartë duke folur në kushte anonimiteti.
Hamasi ende mban rreth 100 pengje të kapur gjatë sulmit të befasishëm në Izrael tetorin e kaluar.
Ndërsa raunde të shumta negociatash që synonin t’i jepnin fund luftës 13-mujore në Gaza kanë dështuar.
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...