Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të Kongresit amerikan, ndërsa i duhet të sigurojë fitoren e të paktën 6 vendeve të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë drejtimin, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press. Pas fitores së Shtëpisë së Bardhë, republikanët siguruan edhe shumicën në Senat. Sipas ekonomistëve, rezultatet e zgjedhjet kanë ndikuar që bursa amerikane ta mbyllë javën me përfitime të larta të paparashikuara.
Bursa amerikane mbylli javën duke shënuar rritje të paparashikueshme pas konfirmimit të fitores së republikanit Donald Trump, çka tregon rritje të besimin se tani priten politika të favorshme për biznesin.
Ndërkohë Nevada, një tjetër shtet fushëbejtë, konfirmoi fitoren e republikanit Donald Trump. Ky është shteti i gjashtë fushëbetejë, nga shtatë sa ishin në tërësi në këto zgjedhje, që u fituan nga zoti Trump.
Rritja në bursën amerikane u ndikua edhe nga vendimi i Bankës Qëndrore e cila uli normat e interesit me një çerek përqindjeje, të enjten.
Kevin Nicholson, nga banka ‘Riverfront Investment’ thotë se ai mendon se bursa amerikane mund të vazhdojë të fitojë terren.
“Tregu mund të vazhdojë të rritet për 6 deri në 12 muajt e ardhshëm. Mendojmë se jemi në mes të ciklit të rritjes. Për sa kohë që Banka Qëndrore vazhdon të ulë normat e interesit dhe të lehtësojë politikat monetare, ky është një lajm i mirë për investimet dhe siguron rritje më të lartë”, thotë zoti Nicholson.
Ndërkaq, ende pritet të shpallet rezultati përfundimtar për Dhomën e Përfaqësuesve.
Republikanët kanë siguruar shumicën në Senat. Ata kanë 53 vende nga 100 ligjvënës që ka kjo dhomë e Kongresit. Ndërsa demokratët kanë 46 vende.
E vetmja garë deri pasditën e së shtunës, ku nuk është përcaktuar ende fituesi, është ajo për senatorin që do të përfaqësojë Arizonën. Demokrati Ruben Gallego ka epërsi prej 1.1 % kundrejt republikanes Kari Lake.
Republikanët janë në epërsi edhe në garën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 ligjvënës. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, deri pasditën e së shtunës, republikanët kanë siguruar 212 vende, ndërsa demokratët 200. Republikanëve iu duhen edhe 6 vende për të siguruar shumicën në dhomën e ulët të Kongresit, që nëse konfirmohet, i siguron Presidentit të zgjedhur Donald Trump mundësi të lehta për të miratuar legjislacione që përfaqësojnë zotimet që ka bërë gjatë fushatës, sidomos në lidhje me ekonominë dhe emigracionin.
Presidenti i zgjedhur Trump, gjatë fushatës ka paralajmëruar vënien e tarifave, jo vetëm ndaj rivalit kryesor Kinës, por edhe vendeve evropiane.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premtën se Bashkimi Evropian ka kompetencat për t’u marrë me çdo tarifë të mundshme që presidenti i zgjedhur amerikan mund të vendosë.
“Unë nuk mendoj se duhet të spekulojmë shumë për këtë çështje. BE-ja ka kompetencat për të bërë atë që është e nevojshme. Por ne të gjithë duhet t’u japim një mundësi bisedimeve fillimisht”, tha zoti Scholz pas një takimi jozyrtar të bllokut në Budapest.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu foli për rëndësinë e bashkëpunimit me Uashingtonit nën administratën e re republikane.
Një nga ndryshimet që mund të bëjë vetë blloku evropian është mundësia e zëvendësimit të gazit të lëngshëm rus (LNG) me atë nga Shtetet e Bashkuara.
“Gjatë takimit në Budapest e kemi përmendur si temë me interes gazin e lëngshëm. Ne ende importojmë shumë gaz të lëngshëm nga Rusia dhe pse mos ta zëvendësojmë me gazin e lëngshëm amerikan, i cili është më i lirë për ne dhe ul çmimet tona të energjisë. Kjo dhe deficiti tregtar janë diçka për të cilin mund të nisim një diskutim”, tha zonja Von der Leyen.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore se blloku 27-vendesh do të duhet të “paguajë një çmim të madh” pasi nuk blen mjaftueshëm eksporte amerikane dhe ka kërcënuar me tarifa 10% për të gjitha importet evropizane në Shtetet e Bashkuara./voa/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...