Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryetarin e Komisionit Hetimor Parlamentar, Shemsedin Dreshaj dhe anëtarët tjerë të këtij komisioni nga radhët e opozitës se kanë shkelur Ligjin për Hetim Parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.
Sipas deputetit Armend Muja, ky komision ka mbajtur mbledhje pa pasur kuorum, derisa ka përpiluar edhe një draft-raport pa deputetë të pozitës.
“Komisioni ka shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për Hetim Parlamentar. Në vazhdimësi mbledhjet janë mbajtur në mungesë te kuorumit. Ndërsa është përpiluar edhe një draft-raport në zyrat e PDK-së”, tha ai.
Ndërsa deputeti Arbër Rexhaj, tha se do të kërkojnë nga kryetari i Kuvendit që mbledhja e fundit e komisionit ku u prezantua draft-raporti të mos konsiderohet e mbajtur.
“Drafti i hartuar është bërë për propagandë apo për fushatë. Ne do t’i kërkojmë kryetarit të Kuvendit që kjo mbledhje mos të konsiderohet e mbajtur”, tha deputeti Rexhaj. /rtk
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...