Zjarri masiv përfshin fushën e mbetjeve në Elbasan

10:27 | 9 Nëntor 2024
K.B

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan gjatë natës, duke krijuar një situatë kritike për banorët e zonës.

Flakët masive dhe shtëllungat e dendura të tymit kanë përhapur një erë të rëndë në të gjithë lagjet periferike të qytetit.

Banorët e shqetësuar për rrezikun nga thithja e tymrave toksikë, të shkaktuar nga djegia e mbetjeve, raportojnë për shqetësime në frymëmarrje dhe një ndotje të pazakontë të ajrit.

Ende nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e zjarrit, por dyshimet fillestare janë për zjarrvënie të qëllimshme, pavarësisht se zona e inceneratorit është e pajisur me masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë, autoritetet dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar për të vendosur situatën nën kontroll dhe për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të flakëve./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme