Google ADS

Dy persona bëhen për spital pas një përleshje në Ferizaj

09:01 | 9 Nëntor 2024
K.B

Janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi ishin përleshur fizikisht mes vete.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, dhe u është ofruar tretman mjekësor.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 08.11.2024 – 13:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme