Google ADS

Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kaliforni

21:40 | 8 Nëntor 2024
Q L

Më shumë se 130 tani është konfirmuar se janë shkatërruar nga zjarret e egra në periferi të Los Anxhelesit, teksa zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë për të shuar zjarret.

Erërat e fuqishme që goditën këtë zonë gjatë kësaj jave nxitën shpërthimin e zjarrit në një mal pranë Kamarillos, zjarr që u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe prej mbi 8.000 hektarësh.

Mijëra persona në zonat ku kanë shpërthyer zjarret janë detyruar që të evakuohen, disa madje kanë thënë se kanë pasur vetëm disa minuta kohë që të merrnin gjërat më esenciale, pasi zjarri me shpejtësi arriti pranë shtëpive të tyre.

Autoritetet thanë se sipas inspektimeve fillestare, të paktën 132 shtëpi janë shkatërruar dhe 88 të tjera janë dëmtuar.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e së mërkurës dhe u përhap me shpejtësi, pasi erërat arritën deri në 130 kilometra në orë.

Por, shpejtësia e erërave ra të premten dhe meteorologët thanë se nuk presin që të ketë erëra të fuqishme, të paktën për disa ditë.

Ky lajm ishte i mirë për zjarrfikësit, të cilët po punonin pa ndalë për të shuar vatrat e zjarrit.

Megjithatë, vetëm 7 për qind e zjarreve është vënë nën kontroll dhe një zonë me rreth 30.000 shtëpi tani është jashtë rrezikut.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin newsom, ka vizituar zonat e prekura të enjten dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Më shumë se 2.500 pjesëtarë të ekipeve të zjarrfikësve janë angazhuar në luftimin e zjarrit.

Po ashtu, edhe avionët janë angazhuar për shuarjen e vatrave të zjarrit./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme